Trajnerët e shkarkuar, Shehi i paprekshëm
Ndonëse edicionet e kaluara ‘vargu’ i shkarkimëve të trajnerëve të Superiores niste diku te java e tretë, ky sezon u vonua disi për të mos u larguar nga tradita duke rikthyer vesin pas javës së 5-të.
I pari ishte Dejan Vukiçeviç i Laçit i cili në 5 javë arriti vetëm dy pikë. Më pas axhenda u pasua nga klubet e Teutës, Egnatias, Dinamos (dy herë), Skënderbeut, Kastriotit, Partizanit, dhe Vllaznisë.
Të vetmit që kanë rezistuar janë Orges Shehi te Tirana dhe Diego Longo te Kukësi.
Kështu: Dejan Vukiçeviç, Edi Martini, Gugash Magani, Bledi Shkëmbi, Bledar Devolli, Ramazan Ndreu, Ilir Daja, Migen Memelli dhe Tomas Brdariç, trajnerët e shkarkuar këtë sezon deri në javën e 25-të.