Starova: Objektivi fitimi i Kupës

Pas shortit të Kupës edicioni i 70, turi gjysmëfinal ka folur drejtori i Teutës Sulejman Starova. Ai vlerësoi kundërshtarin në short, Laçin dhe tha se Teuta do të insistojë të shkojë te trofeu.

Starova:

“Skuadra është në rritje, nuk kishim preferenca sepse të treja skuadrat janë me lojtarë të fortë, me karakteristika të ndryshme. Rezultati final, kualifikimi është vështirë të përcaktohet nga kushdo.

Skuadra ka rregulluar ndjeshëm, pësimin e golave që kishim pasur problem dhe them që ekipi është në ekuilibër dhe këtu bazohemi te mundësia për ta fituar Kupën, duke filluar nga kundërshtari ynë i parë Laçi, sepse tani nuk mendohet për finalen.

Këtu ku kemi arritur, kemi vetëm një objektiv, për të fituar Kupën e Shqipërisë”, ndër të tjera Starova për mediat sportive pas shortit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!