Kupa/ Partizani 15 trofe, Vllaznia fituesja në fuqi

sportiim2

Trofetë e fituar nga skuadrat gjysmëfinaliste: Partizani 15, Vllaznia 7, Teuta 4, Laçi 2

Katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë, Laçi- Vllaznia, Partizani dhe Teuta kanë njohur sot rivalët respektivë për turin gjysmëfinal.

Një format i njohur me takime vajtje-ardhje e më pas për të diskutuar finalen e madhe gjatë muajit maj.

Por nëse i hedh një vështrim dekadës së fundit të skuadrave që mbërriten në gjysmëfinale konstatohet lehtë se Partizani i Tiranës ndër emrat e mëdhenj të futbolit shqiptar, nuk ka asnjë ballfaqim si finalist.

Vllaznia prezantohet me një finale dhe kjo i takon sezonit të kaluar teksa shkodranët mundën 1-0 Skënderbeun e Korçës. Një prezantim dhe një trofe të Kupës në këtë dekadë të fundit ka dhe Teuta e Durrësit.

Ndërkohë klubi më i suksesshëm në këtë kompeticion (10 vitet e fundit) është Laçi. Skuadra aktuale me koeficentin më të lartë në Europë nga skuadrat e Superiores, ka diskutuar 4 finale duke fituar dy herë.

Çiftet gjysmëfinaliste ndeshjet 30 mars dhe 13 prill.

Partizani-Vllaznia

Teuta- Laçi

?>