Partizani-Vllaznia dhe Teuta- Laçi çiftet e Kupës

Takimet e vajtjes të fazës çerekfinale do të zhvillohen më 30 mars ndërsa ndeshjet e kthimit në 13 prill 2022.

Laçi, Vllaznia, Partizani dhe Teuta janë 4 skuadrat që u shortuan sot për Kupën e Shqipërisë, edicioni i 70-të.

Goglat u rrotulluan nga kreu i Sektorit të Garave në FSHF, Marujs Sulejmani i cili në këtë short u ndihmua dhe nga pjesëtar të medias.

Në prani të përfaqësuesëve të klubëve dhe mediave prezente në ambientet e ‘Air Albania Stadium’, goglat kanë prodhuar duelet Partizani- Vllaznia dhe Teuta- Laçi.

Takimet janë me vajtje ardhje me skuadrat e listuara të para si pritëse.

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, shorti:

Partizani- Vllaznia

Teuta- Laçi /Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!