Devolli: Kthesa vjen në Korçë

Dinamo udhëton nesër drejt Korçës për tu ndeshur në një sfidë vendimtare për fatet e kampionatit. Ndaj Skënderbeut, ekipi i dytë më i titulluar në vend, do të kërkojë tri pikët. Për ti ikur zonës së fundit. Para se skaudrat të luajnë nesër në 16.45, për Dinamon dhe planet e saj, foli trajneri Bledar Devolli.

Skënderbeu “Nesër është ndeshje shumë e vështirë ndaj një Skënderbeu që di të luajë futboll dhe në fushën e vet ata janë shumë të fortë. Kam frikë terrenin sepse mund të jetë i vështirë, kemi punuar mirë dhe me qetësi këtë javë dhe shpresojmë që nesër të na shpërblehet ky mund.

Do të doja të ishte një ndeshje me pozita të kundërta: si Dinamo dhe Skënderbeu i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar. Këto janë kushtet dhe duhet të fitojmë nesër ndërkohë që i japim një ‘grusht’ rivalit tonë direkt dhe të shohim vetëm përpara”.

Gjendja e skuadrës – “E rëndësishme është që po luajmë mirë. Kjo më bën optimist sepse duhet ta nisim nga pjesa e dytë ndaj Vllaznisë, që ekipi ka forcë, ka cilësi, shkojmë te porta dhe duhet të bëjmë ato gjëra si ndaj Vllaznisë, nëse i bëjmë besoj se edhe kthesa e pikët do të vijnë”.

Mungesat – “Kemi dy mungesa: Eni Imami dhe Rexhinaldo që shpresoj t’i kemi javës tjetër. Pjesa tjetër është në rregull. Maliqi dhe Simoni janë rikthyer në grup dhe nesër të bëjmë atë lojë që kemi bërë në stërvitje dhe me pak fat shpresojmë të vijë rezultati”.

Flitet për trajner italian – “Mua nuk më shqetësojnë fare zërat, shoh punën dhe skuadrën time, por nuk do të ishte mirë në këtë situatë ku jemi dhe për ekipin. Jam besimplotë që çdo gjë do të shkojë në rregull”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!