Kukësi- Vllaznia ndeshja “shterpë”

Java e 24, Abissnet Superiore: Kukësi-Vllaznia 0-0

Kukësi dhe Vllaznia dhanë pak emocione sot në ‘Elbasan Arena’ në ndeshjen mes tyre.

Minutat e pjesës së parë ishin vërtetë të vakta në raste ndërsa në të dytën e kryesisht në fazën përmbyllëse të ndeshjes Kukësi u duk më pranë golit teksa me Feizhaon dhe Milunoviç rrezikoi seriozisht portën e Zogoviç.

Edhe Mustedanagiç iu afrua kuadratit të Tafas por kjo sfidë dukej se nuk e pranonte aventurën. Në fund dy skuadrat ruajtën pozitat në tabelë duke bashkëmbajtur nga 39 pikë.

Java e 24-ët, mbyllet nesër me ndeshjen e orës 16:45 në program mes Skënderbeut dhe Dinamos në stadiumin ‘Skënderbeu’ të Korçës./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!