Skënderbeu- Dinamo (Live)

Abissnet Superiore, java e 24:

Skënderbeu- Dinamo 0-1

2′: Gol Dinamo shënon Redon Mihana 0-1

Ndeshje vendimtare për Skënderbeun pas pak në Korçë me Dinamon. Fakti që skuadra juglindore gjëndët në fund të renditjes por dhe mungesat e lojtarëve titullarë si Vangjel Zguro, Jorgo Meksi, Melos Bajrami dhe Agnaldo Moraesh e vështirësojnë objektivin e skuadrës së Memellit.

Dinamo veç Imamit, duket e kompletuar, ndërsa të gjithë lojtarët kryesorë gjëndën në formacionin e startit.

Devolli ende pa fituar një ndeshje me blutë që pas emërimit si trajner i parë. Sikundër Skënderbeu që mbyll edhe Dinamo ndodhet në zonën e rrëzimit. Sot një finale mbijetese…

Skënderbeu: Rexhepi, Frashëri, Vitija, Shehu, Dvumfour, Sadriu, Viktor, Mara, Vrapi, Berisha, Mensah.Tr: Migen Memelli

Dinamo: Simoni, Prodani, Sofranak, Samake, Siljanovski, Demiri, Ibraimi, Haxhiu, Mihana, Çinedu, Denison.Tr. Bledar Devolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!