Starton Botërori, Horge Martin niset i pari

Markez niset i treti, Kuartararo i 11-ti

Nis sot zyrtarisht Botërori i MotoGP për vitin 2022. Gara e parë sezonale do të zhvillohet në pistën e Losail të Katarit me fillim orën 16:00.

Protagonistët si gjithnjë prezent por sot në ‘pole position’ do të prezantohet i pari piloti i Dukati Pramac, Horge Martin.

Në provat zyrtare të së shtunës, vëndi i dytë i shkoi italianit Enea Bastianini me Dukati Gresini teksa plotëson podin e treshës së parë të startit spanjolli i njohur me Honda-n e tij Mark Markez.

Ndërkaq paraqitje zhgënjyese për kampionin e botës në fuqi Fabio Kuartararo. Francezi i Yamaha vetëm në vend të 11-të.

Radha e nisjes në Loasil (Katar)

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!