Nis MotoGP, Mark Markez: Le të fillojë sezoni

Gara e parë sezonale e Botërorit 2022 në MotoGP të dielën në Katar.

Numërimi mbrapsht ka përfunduar. Botërori i MotoGP ndër kampionatet më spektakolarë në planet nis nga pista e Losail (Katar) këtë fundjavë.

Ndërkaq në pritje të konferencave zyrtare të planifikuara për të enjten në Losail, drejtuesit zyrtarë të Honda dhe Ducati ngrohin motorët e tyre në funksion të sfidës së parë të sezonit ndaj kampionit në fuqi Fabio Kuartararo.

Francesko Banjaia fokusohet në punën që duhet bërë në kohën e lirë dhe në kualifikime ndërsa 8 herë kampioni mbi motorrë Mark Markuez në përvojën dhe në dëshirën për t’u rikthyer në krye.

Spanjolli i rikthyer me ‘kohë të plotë’ shprehet: “Pas asaj që kam kaluar kohët e fundit, motivimi im për të filluar sezonin është i madh. Kemi kaluar diçka të vështirë dhe tani është koha për t’u argëtuar.

Vjen sezoni im i dhjetë në MotoGP dhe tani jam me shumë përvojë në këtë kategori. Ka shumë konkurrentë të rinj, por qëllimi është gjithmonë i njëjti: të luftojmë për kampionatin botëror.

Mbërrijmë me një motorr të ri , ndaj duhet të shikoni se si sillet në Katar, por ne kemi ndërtuar një bazë të mirë dhe mezi pres që të vijë fundjava dhe t’i rikthehem garave. Do të jetë hera e parë që do të garoj në Katar që nga viti 2019, por jam gati. Le të fillojë sezoni”, tha Mark Markez./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!