Bastianini, ‘Doktori’ i ri italian në MotoGP

Në garën e parë të Botërorit 2022 në GP, zhgënjyen kampioni Kuartararo dhe Mark Markez. Një lider i ri shfaqet nga Roma mbi motorrë.

Për herë të parë në pole (u nis i dyti) për herë të parë sukses në karrierë në MotoGP. Të gjitha në njëzet e katër orë. E diela plot emocion për Enea Bastianinin që fiton GP të Katarit dhe emocionohet duke ia dedikuar suksesin të ndjerit Fausto Gresini.

E nisi i pari por më pas u parakalua nga disa pilotë. Fundi i lumtur me atë parakalim të Pol Espargarosë në xhiron e fundit. Binder i dyti, Pol Espargaro i treti.

Bastianini ka një dedikim dhe kur e bën që në suksesin e parë në MotoGP, duket se ka nga brenda një forcë të madhe njerëzore.

“Këtë fitore ia dedikoj Fausto Gresinit, ai më shtyu shumë nga atje lart dhe është fantastike për ekipin. Mendoj se të gjithë kemi qarë. Së bashku, unë jam në qiell të shtatë dhe dua t’i falënderoj të gjithë për këtë rezultat.”

Gara? “Ndjej një emocion të madh, shtyva që në fillim dhe doja të nxehja gomat. Kur pashë Espargaron në krye, dhashë gjithçka për të ndjekur Binderin, në fund Pol ishte afër dhe e dija se ishte koha për ta kaluar. Ai doli nga pista dhe përfitova nga rasti.”

Emocion edhe për Nadia Padovanin, gruan e Fausto Gresinit e cila tani drejton skuderinë. Në xhirot e fundit u mbërthye nga emocione të mëdha: “Një emocion i madh. Enea është fantastik, një talent, një person i shkëlqyer. Kjo fitore e gjitha për ne dhe i kushtohet bashkëshortit tim”, tha Padovani.

Ndërkaq e frikshme përplasja e Peko Banjanjës me Horge Martin. Gara e dytë sezonale në 20 mars në Indonezi./Sportiim.al/

Renditja e mbërritjes në Losail, Katar

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!