Vllaznia kap Kukësin dhe zhyt Dinamon

  • Dinamo-Vllaznia 2-1 (Latifi 16′ pen, Aralica 48’/ Sofranak 84′)

Vllaznisë entuziaste dhe dimensionale në fushë, sot ndaj Dinamos, i mjaftuan golat e Latifit me penallti në të 16′-ën dhe të Aralicës në të 48′-ën për të mbyllur në shifrat 2-1 ndeshjen e tyre të javë së 23-të Abissnet Superiore.

Dinamo i nisi mirë por pasi pësoi penalltinë e konvertuar në gol si dhe startin e dobët në të dytën, i’a doli të ndihet protagoniste për shumë minuta në të dytën aq sa në të 84′ realizoi golin e parë të saj me Sofranak.

Pas kësaj ndeshjeje Vllaznia kap Kukësin në tabelë me 38 pikë ndërsa Dinamo e parafundit me 20 pikë. Ndërkaq vijon çudia shqiptare me kartonët e 4-ët të marrë me “qëllim”.

Pasi FSHF nuk e kishte në regullore rastin ‘Limaj’ (!), sot Gurishta i dëmtuar (kishte tre kartonë) nga stoli gjën një top sa për të marrë një karton nga gjyqtari i ndeshjes. Mungon ndaj Kukësit. Ashtu siç mungon edhe Adili. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!