Shehi: Derbi është derbi, renditja nuk vlen…

Nesër në “Air Albania Stadium’ në 19:45 do të luhet derbi numër 165 i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.Ndeshja e shumëpritur e kryeqytetit vlen për javën e 24-ët të Abissnet Superiore dhe i gjën skuadrat në pozita ndryshe në tabelë. Trajneri i skuadrës bardheblu Orges Shehi ka folur për këtë ballafaqim të radhës.

Shehi:

Koha nuk është shumë e mjaftueshme për të përgatitur ndeshjen, por nisemi në kushte të barabarta si ne dhe kundërshtari. Do të fokusohemi më shumë tek aspekti teorik këto ditë.

Mendoj se pavarësisht se çfarë lojtarësh afron në merkato, cilësia e Partizanit nuk ndryshon. Derbi është derbi, renditja nuk ka rëndësi. Është një ndeshje që do të vendoset nga episodet. Si të tillë do e vlerësojmë.Ne jemi të kënaqur me atë që kemi dhënë. Duhet të jemi ata që kemi qenë në këtë periudhë. Të vazhdojmë me të njëjtin ritëm, pasi objektivat janë të qarta.

Ismajlgeci? Ai vazhdon fazën e riardhjes, pasi qëndroi jashtë për një periudhë kohe. Ai është pjesë e skuadrës, forma e tij sa vjen dhe përmirësohet.

Unë mendoj se kemi bërë mirë në këtë kampionat, kemi fituar derbet ndaj Partizanit dhe Dinamos. Kemi marrë atë që kemi prodhuar dhe atë që kemi dashur. Rëndësi ka vazhdimësia, por le t’ia lëmë fushës.

Unë mendoj se kemi një skuadër të kompletuar, kemi një skuadër që është skuadër. Jemi të kënaqur me atë që po japin Seferi dhe Xhixha, po shënojnë, por jemi të kënaqur edhe me lojtarët e tjerë. Kemi ndërtuar skuadrën nga e para, po luftojmë dhe jemi të kënaqur.

Ne kërkojmë vlerësimin maksimal, pasi po shohim rezultate të çuditshme në këtë kampionat. Rezultatet e kaluara nuk vlejnë, vlen vetëm performanca e nesërme, aty do të përqendrohemi”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!