Ndalet Laçi, Kastrioti “rrëzon” Skënderbeun

Java e 23-të Abissnet Superiore: Laçi-Egnatia 0-0

Kurbinasit nuk arrijnë të fitojnë një ndeshje nga tri të luajtura në fushën e tij ndaj Egnatias së Rrogozhinës. Në fazën e parë Egnatia fitoi 0-1 barazoi në Kupë dhe sot mban sërish të mbrojtur kuadratin në këtë fazë të tretë 0-0

Laçi e nisi me vrull ndërsa në të 8′-ën me Spahiun goditi shtyllën e majtë të portierit Puja. Në minutën e 28′-ën erdhi rasti mazrekaj nga këndi. Në fundin e pjesës së parë pati dy pretendime për penallti nga ana e laçialëve, ku rasti më i diskutueshëm ishte ndërhyrja e Agbenpornu ndaj sulmuesit Adeleke Akiniemi. Arbitri Beqiri, kurrë nuk pa një herë VAR-in…

Në pjesën e dytë sulmet e Laçit u shtuan ndërsa Guindo në minutën e 60′-të nuk shënoi edhe pse me portën bosh. Në këtë ditë ‘Jo’ për vendasit në të 70′-ën Akiniemi pas një gjuajtje me klas prek sërish shtyllën me topin që rikthehet në fushë.

Por Puja u tregua në lartësi edhe në momentin e goditjes potente të Ujkës në këndin e majtë kur luhej e 75’ta. Në fund festa i takon Egnatias e cila me Pedro Auguston mund të ndëshkonte në të 74’ën. Për Laçin kreu gjithnjë e më larg…

Kastiroti- Skënderbeu 1-0 (Dumfur 26′ aut)

Kastrioti po korr suksese me Emiljano Çelën në timon. Edhe sot skuadra krutane u shfaq e fortë ndaj Skënderbeut duke e mundur 1-0 e marrë tri pikë për t’i ikur provizorisht fundit.

Në fakt, përpara startit, në tunelin e stadiumit Kamza pati një zënkë mes futbollistëve Bekim Dida dhe Melos Bajrami.

Të dy lojtarët u ndëshkuan me karton të kuq nga arbitri kryesor me stemën e FIFA-s, Juxhin Xhaja. Ndeshja nisi me 5 minuta me vonesë.

Ndërkaq goli i vetëm i takimit u realizua nga Randi Dumfur pas një topi të prekur fatalisht nga mbrojtësi mik kur luhej e 26-ta.

Në fund ndërsa ndeshja u mbyll me fitoren e Kastriotit 1-0, kapiteni Zguro ndëshkohet me karton të kuq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!