UEFA vendos: Në Bjellorusi nuk ka ndeshje

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sërish këtë të enjte përmes video-konferencës për ta marrë vendime të tjera duke ndjekur situatën në Ukrainë.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme ku mori pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka si anëtar i KE-së, UEFA vendosi që klubet dhe kombëtarja e Bjellorusisë që marrin pjesë në kompeticionet e UEFA-s do t’i luajnë ndeshjet e tyre, të programuara në shtëpi, në një fushë neutrale me efekt të menjëhershëm.

Për më tepër, asnjë spektator nuk do të mund të ndjekë ndeshjet në të cilat skuadrat nga Bjellorusia janë pritëse.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të thërrasë mbledhje të mëtejshme të jashtëzakonshme në mënyrë të rregullt për të rivlerësuar situatën e vazhdueshme ligjore dhe faktike për të miratuar vendime të mëtejshme sipas nevojës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!