Levandovski: UEFA veproi drejt, jo ndeshje në Rusi

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski i bashkohet turmës në atë që UEFA vendosi dje në takimin urgjent të saj lidhur me masat ndëshkimore ndaj Rusisë.

Polonia në rrugëtimin e saj drejt ‘Katar 2022’, do duhet të kalojë pikërisht rusët në fazën play off duke luajtur si udhëtues në tokën e pushtuesit më të fundit të Ukrainës.

Reagimi i tij në Twitter:

“Është vendimi i duhur! Nuk mund ta imagjinoj të luaj një ndeshje me kombëtaren ruse në një situatë ku vazhdon agresioni i armatosur në Ukrainë. Futbollistët dhe tifozët rusë nuk janë përgjegjës për këtë, por ne nuk mund të pretendojmë se nuk ndodh asgjë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!