UEFA: Ndeshjet europiane në favor të …paqes

UEFA vazhdon të mbajë qëndrim stoik kundër ndërhyrjes së armatosur të Rusisë në 24 shkurt në Ukrainë.

Pas largimit të ekipeve kombëtare dhe klubeve ruse nga të gjitha garat deri në njoftimin e dytë dhe pas përfundimit të partneritetit me Gazprom, organi drejtues i futbollit europian ka vendosur për një iniciativë të re për ndeshjet e ardhshme të kupave evropiane.

Me rastin e ndeshjeve të kthimit për 1/8-at e Ligës së Kampionëve dhe ndeshjeve të para të fazës për 1/8-at e Europa League dhe të Konferences të planifikuara mes të martës dhe të enjtes, skuadrat në fushë do të shoqërohen me një pankartë në favor të paqes.

Banderola do të vendoset në fushë në kohën e himneve të skuadrave, përpara startit dhe do të përmbajë fjalët “Paqe” në anglisht dhe në gjuhën e Ukrainës .Gjatë ndeshjeve do të ketë edhe pankarta të tjera reklamuese në favor të paqes në Ukrainë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!