Tri duele në Superiore dhe një në inferiore

Dy sfidat e ditës së mërkurë Teuta- Tirana 0-2 dhe Partizani-Kukësi 5-0 i lënë vendin ndeshjeve të javës së 23-të të Abissnet Superiore në program sot.

Fillimisht në Laç e në Kamëz me start orën 13:45 dhe në 16:45 gjithëçka korurëzohet me duelin e Shkodres aty ku Vllaznia- Dinamo, ul siparin e 23-të.

Te Laçi-Egnatia pritet një duel i ndezur. Humbja shokuese e kurbinasëve pas 13 ndeshjeve radhazi pa humbje me Tiranën ka shqetësuar disi ambientin bardhezi i cili në këtë takim me rrogozhinasit mund të shfaqet me disa mungesa të tjera… Edhe pse janë rekuperuar Guindo e Ardit Deliu.

Egnatia vjen pas dy fitoreve në kampionat dhe beson se mund të përsërisë fazën e parë teksa me një gol të Pedro Augustos mori tri pikë.

Kastrioti- Skënderbeu ndeshja sezonale për të dyja kampet. Si krutanët vendas në Kamëz ashtu dhe korçarët miq, mbyllin tabelën ndërsa me garën që ka hyrë në fazë vendimtare për verdikte përfundimtare, dueli pritet të japë refleksione goxha interesante. Humbësi apo fituesi me shumë gjasë do mund të kuptojë objektivët e rinj.

Kastrioti organizator i ndeshjes, ka njoftuar për hyrje falas. E kotë të flitet për rëndësinë e ndeshjes. Të dyja skuadrat me kontigjent të përmirësuar.

Vllaznia-Dinamo ndeshja e fundit e ditës së sotme në kushte “klasike”. Vendasit e Brdariç ndonëse do të kenë tri mungesa kryesore si portieri Zogoviç (kartonë) dhe Gurshta por mbase dhe Da Silva për probleme dëmtimi, e di mirë se ndaj bluve vetëm tri pikë japin garanci për të shkuar te objektivët minimalë të klubit.

Në anën tjetër Dinamo në “pikë të hallit”. barazimi me Partizanin javën e kaluar nuk ka mjaftuar për të nxjerrë skuadrën nga zona e kuqe. Për më tepër që një humbje eventuale sot shoqëruar me fitoren e Kastriotit apo Skënderbeut e sposton ekipin e njohur në vendin e parafundit.

Dje presidenti Bardhi ka inspektuar skuadrën duke kërkuar reagim të menjëhershëm në fushë. Në vend të gjobave, Adrian Bardhi ka folur për shpërblime. Gjithnjë nëse Dinamo fiton ndeshjet e mbetura.Grupi i plotë.

Java e 23-të, Superiore:

13:45 Laçi-Egnatia

13:45 Kastrioti- Skënderbeu

16:45 Vllaznia-Dinamo

Kategoria e Parë ndeshje e prapambetur:

14:00 Korabi-Tomori (Peshkopi)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!