Kryeqytetaset Partizani e Tirana si ngahera…

Për javën e 23-të Partizani shpartallon Kukësin 5-0 ndërsa në Elbasan, Tirana fiton 0-2 me Teutën. Java e 24-ët i përplas të dyja skuadrat e kryeqytetit në derbin e madh numër 165.

Partizani- Kukësi 5-0 (Kallaku 36′ (p), Skuka 40′ , Stenio Zhunior 46′ , G.Lika 89′, H.Marku 90+3′)

Partizani shpartallon totalisht Kukësin në shifrat 5-0. Për javën e 23-të Abissnet Superiore, skuadra e kuqe pas minutave të para në barazpeshë, ia del të zhbllokojë përmes një penalltie me autor Kallakun në të 37′-ën.

Xhuljano Skuka, ai që fitoi penalltinëarrin të dyfishojë pas një aksioni që u ndal te shtylla e dytë aty ku dibrani në të 40-ën e godet saktë për në këndin e largët të Tafas.

Sërish numri 9-të në skenë në start të së dytës. Topi i sulmuesit shkon te Zhunior i cili godet rreptë për 3-0 (46′). Më tej ka një gol të anuluar për Kukësin në të 56′-ën shënuar nga Lulaj por VAR e anulloi atë.

Në fund, festa e kuqe merr përmasa të mëdha pasi dy lojtarët e hedhur në pjesën e dytë Gresild Lika dhe Herald Marku shënuan gola spektakolarë për 5-0.

Teuta- Tirana 0-2 (Seferi 17′,60′)

Tirana nuk di të ndalet ndërsa në takimin e luajtur ndaj Teutës në Elbasan Arena shënoi dy gola dhe mori tri pikë të tjera për kreun.

Me fat goeladori i Superiores në të 17′ teksa një gjuatje e tij pa shumë pretendime i ikën nga duart portierit Dema dhe përfundon në rrjetë. Ndërkaq goli i dytë bardheblu vjen pas një aksioni të bukur me Seferin që godet saktë tokazi për 2-0. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!