Brdariç mëson shqip, eviton disa përgjigje…

Nesër në 16:45, dueli në ‘Loro Boriçi’; Vllaznia- Dinamo për javën e 23 -të Abissnet Superiore. Flet trajneri Toms Brdariç.

Për mua është e rëndëishme të jemi të përqëndruar” ,nis trajneri i Tomas Brdariç i rikthyer pas pezullimit me kartonë. Ai iu referua ndeshjes së nesërme me Dinamon. Trajneri i Vllaznisë ngulmon se me kontigjetin që ka do arrijëtë fitojë nesër ndaj bluve të cilin në këtë stadium fazën e parë e mundi 6-3.

Brdariç:

Gurishta, Da Silva, Zogovic mungesat… – Nuk kemi marrë aq pikë sa kemi investuar. Kemi bërë barazime, nuk kemi humbur shumë ndeshje. Nesër është një tjetër ditë dhe shpresojmë të marrim maksimumin. Do kemi lojtarë të aftë për të zëvendësuar mungesat. Jam në fokus te lojtarët që do zëvendësojnë nesër ata që nuk janë.

Porta? Ne kemi një marrëdhënie të mirë me të gjithë lojtarët. Besoj se i mësojmë në mënyrën e duhur dhe ata që nuk kanë pasur mundësinë e minutave. Qarri ka bërë mirë, shpresoj se do bëjë mirë edhe nesër.

Dinamo moment “jo” Kur shikon renditjen, mendimi i parë është se do e mundim. Ata kanë investuar shumë, kanë një ekip të mirë që luan futboll bukur. Ata mundohen mos bien nga kategoria dhe janë të motivuar, nesër do jetë sfidë e bukur.Ndeshja e shkuar 6-3 ? Është një tjetër situatë.

Deklarata e trajnerit të Kukësit – Nuk kam dëshirë të merrem me ekipet kundërshtare, jemi të gatshëm të fitojmë të gjitha ndeshjet një pas një.

Rikthimi në pankinë S’kam dëshirë të flas për këtë. Duhet të mendojmë sesi të parandalojmë që nëse na bëhet padrejtësi me gabime, mos kemi reagime të ashpra për mos u ndëshkuar.

Ankesa me shkrim për gjykimet? Kjo nuk është përgjegjësia ime. Nuk dua të them asgjë që situata të marrë drejtim të gabuar. Kemi raporte të mira me arbitrat, federatën dhe kundërshtarët dhe kemi qenë të drejtë në këtë pjesë”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!