Lajpcig/ Mantzlaf: Spartak të përjashtohet nga UEFA
Lufta në Ukrainë e shkaktuar nga Rusia vazhdon të ketë pasoja të përvijueshme edhe në nivel sportiv.
Spartak Moskë po shkon drejt përjashtimit nga kupat e Europës. Bild e parashikon këtë, sipas së cilës UEFA duhet të vendosë ditën e anulimit të ndeshjes së Europa League mes moskovitëve dhe Lajpcigut me pasojë kualifikimin automatik të skuadrës gjermane.
Ndeshja e parë planifikuar të zhvillohet më 10 mars në Red Bull Arena, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se ku dhe kur do të luhet ndeshja e kthimit.
CEO i Lapcig, Oliver Mantzlaf tha: “Ne vazhdojmë të jemi në kontakt të ngushtë me federatën dhe kemi besim të plotë te UEFA dhe vendimin e tyre. Ne paramendojmë se ndeshjet do të anulohen.”