“Mesi” në huazim te Shalke

‘Mesi’ do të lujë bashkë me mesfushorin shqiptar Blendi Idrizi në Bundesligën 2

Dong-gyeong Lee është një lojtar i ri i Schalke 04. Mesfushori sulmues korean, i mbiquajtur “Lee-onel Messi” për aftësitë e tij në driblim, largohet nga Ulsan Hyundai dhe transferohet në Gjermani si huazim deri në fund të sezonit.

Shalke shkruan:

“Në ditën e fundit të periudhës së transferimeve dimërore, FC Schalke 04 do të forcohet me një lojtar sulmues: Dong-gyeong Lee do të transferohet në Gelsenkirchen nga klubi i kategorisë së parë të Koresë së Jugut, Ulsan Hyundai. 24-vjeçari është i huazuar për pjesën e mbetur të sezonit 2021/2022 dhe ka një opsion për blerje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!