Shalke shkarkon trajnerin grek

Me nëntë javë nga fundi, Shalke gjëndët në vend të 5 në Bundesligën 2. Shkarkohet trajneri dhe stafi i tij.

Dimitrios Grammozis i ingranuar që në mars 2021, lirohet me efekt të menjëhershëm nga stoli i Shalkes. E njëjta gjë vlen edhe për ndihmësin e tij Sven Piepenbrock dhe trajnerin e portierëve Wil Coort.


Drejtuesit e FC Schalke 04 vendosën sot (6 mars) të bëjë një ndryshim në pozicionin e trajnerit: Dimitrios Grammozis lirohet me efekt të menjëhershëm, e njëjta gjë vlen edhe për ndihmësin e tij Sven Piepenbrock dhe trajnerin e portierëve Wil Coort.

Kemi arritur në fazën e sezonit ku merren vendime të mëdha. Ne nuk ishim më të bindur se objektivi ynë, ngjitja në Bundesligë, kishte ende një probabilitet të mundur me drejtuesit aktualë. Prandaj jemi të mendimit se skuadrës i duhet një shtysë e re në finalen e sezonit”, thotë drejtori sportiv Rouven Schröder i cili shton:

Dimitrios Grammozis mori FC Schalke 04 në një fazë shumë të vështirë dhe e stabilizoi klubin në aspektin sportiv. I urojmë gjithë të mirat për të ardhmen e tij”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!