Në Shkodër stadiumi bëhët me “drita”

Alban Xhaferi mendon për gjithëçka te klubi i tij Vllaznia. Veç ndërmarrjes me organizime dhe kontrata futbollistësh e drejtuesish, kreu i klubit, kishte premtuar që herët reklamat elektoronike për tu instaluar në impiantin modern të Shkodres. Sot u instaluan te stadiumi ‘Loro Boriçi’.

Klubi shkodran përmes një video në zyrtare, njofton risinë e radhës.

Kanë mbërritur në Shkodër reklamat elektronike të premtuara nga presidenti Alban Xhaferi dhe në bashkëpunim me Event System prej ditës së sotme janë montuar në stadiumin “Loro Boriçi”.

Ky është një standart i ri dhe modern për ekipin tonë dhe një mënyrë e shkëlqyer për bizneset për të reklamuar produktet e tyre në ndeshjet e Vllaznisë”, njofton klubi verior.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!