Tirana vendos rregull, kreu +6

Abissnet Superiore, java e 22-të:

Tirana- Laçi 4-1 (Xhixha 5′, 43′, Najdovski 19′, Seferi 28’/ Shehu 52′)

Kukësi- Teuta 1-1 (Hebaj 78′, Basha 90′)

Tirana me një super Xhixha dy herë dhe nga një gol të Najdovskit dhe Seferit shuan ‘etjen’ e Laçit për të befasur sot bardheblutë në fortesën e tyre në kryeqytet.

Përpos mungesave të shumta si Deliu, Guindo, Zarubica, Harmon, Ignjatoviç, Laçi i Josës sot nuk u pa në fushë. E nis keq me atë gabim të mbrojtësit Roganoviç në të 5-ën duke “asistuar” Redon Xhixhën. Sulmuesi i Tiranës godet shpejt dhe 1-0.

Ndërkohë Tirana nga ana e saj e kompltuar dhe në fushë sillet me prepotencë. Në kuptimin e diktatit sportiv. Në të 19-ën, Najdovski me kokë bën të dytin.

Pak më vonë Velija për Laçin, godet këndin e portës së Bekajt por thejsht një iluzion pasi 25 herë kampionët e vendit, mbështetur ndjeshëm nga tifozeria e saj, shënon sërish në të 28-ën.

Goli i Seferit vjen sërish nga një gabim në fillesë i Velkoskit. Për të mbyllur magjinë e Tiranës në 45′, mendon për të dytën herë Xhixha. 23 vjeçari i sherbyer nga Hoxhallari, lë prapa Roganoviç dhe godet me qetësi olimpike për të mundur Dajsinain.

Në të dytën, Shehu për Laçin shkurton shifrat permes një penalltie në të 52-ën. Minutat në vijim ishin me tentativën e dëshpëruar të miqëve për të gjetur një gol të dytë por në anën tjetër Seferi për pak sa nuk shtoi shifrat në fund për Tiranën.

Kategoria e Parë: 

U luajtën sot katër ndeshje te inferiorët. Bie në sy humbja e Korabit në Cerrik (1-0) me vendasit dhe fitorja e thellë e beratasëve ndaj Shumbinit 5-2.

Besëlidhja- Lushnja 2-2

Bylis- Burreli 1-0

Tomori- Shkumbini 5-2

Turbina- Korabi 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!