Sfida e mbijetesës luhet në Rrogozhinë

Erga Kenga

Tirana- Laçi supersfida e javës së 22-të Abissnet Superiore si dhe Egnatia-Kastrioti dhe Kukësi- Teuta, sot, të impenjuara në fushën e lojës.Fillimisht në orën 13:45, në Rrogozhinë, do të përballën Egnatia-Kastrioti.

Të dyja skuadrat renditën në zonën e poshtme të tabelës me mundësinë e të dyja skuadrave për parakalimin e Dinamos që pas barazimit të djeshëm me Partizanin (0-0) mban vendin e 7-të.Te Egnatia ndërsa Telushi dhe Eller kanë mbyllur sezonin një tjetër mungesë sot lidhet me dëmtimin e Isenit. E gjithë pjesa tjeter gati.

Gati janë dhe te krutanët që me Çelën në timon, janë bashkuar me skuadrat që luftojnë për të shpëtuar. Krutanët vijnë pas fitores me Tiranën 2-1 ndërsa vendasit pas tri pikëve përballë Skënderbeut.

Të dyja skuadrat vijnë nga fitorja e javës së kaluar dhe i ndan një pikë diferencë në tabelën e renditjes, teksa fitorja është detyrim për të dyja ekipet.

Java e 22-të Abissnet Superiore:

13:45 Egnatia-Kastrioti

16:45 Tirana- Laçi (Air Albania)

16:45 Kukësi- Teuta (Loro Boriçi)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!