Mazrekaj: Dua ta mbyll si kampion

Ndeshja e sotme ndaj Tiranës në kryeqytet (16:45) konsiderohet nga Laçi si finale e madhe për kreun e tabelës.

Laçi i javëve të fundit thjesht spektakolar. Në 13 ndeshje të fundit mes kampionatit e Kupës, ka 13 rezultate pozitive (10 fitore 3 barazime). Nëse edicionin e kaluar iu afruan ndjeshëm titullit ktë edicion bardhezinjtë konsiderohen si sfidanti kryesor i Tiranës aktuale.

Fitorja e fundit ndaj Kukësit 3-0 për më tepër e dominuar në të gjithë treguesit paralajmëron sot një tjeter sfidë prej protagonisti. E tha Mazrekaj lojtari kryesor i Laçit në një prononcim të shkurtër për ‘Sportiim.al’.

Kontrata me Laçin? “Kontrata ime lidhet me faktin se do doja të largohesha si kampion”. Një deklaratë e cila padyshim ka patur parasysh ngjarjet eventuale sportive këtë sezon.Ndërkaq Josa do duhet të bëjë pa Ardit Deliun. Kavajasi i dalluar në mesfushë prej dy ditësh ka shfaqur probleme fizike.

Në vend të tij stafi teknik pritet të sajojë një lojtar tjetër dhe me shumë mundësi do ti besohet Zikos. Mbrojtësi i majtë nëse merr rolin e ri, do zëvëndësohet nga Turkaj.

Si mund të luajë Laçi:

Dajsinani; Roganoviç, Velkoski, Malota, Turkaj; Shehu, Ziko, Ujka; Akinimei, Mazrekaj, Guindo./Sportiim.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!