Nuk ka fitues, Dinamo mbetet rrumpallë

Java e 22-të: Dinamo- Partizani 0-0

Pas kësaj jave Dinamo ngjitet në vend të 7-të me 20 pikë. Partizani bëri fare pak për të marrë tri pikë.

Nuk ka fitues në Dinamo- Partizani me të dyja skuadrat e kryeqytetit të cilat në derbin 140 mes tyre, barazuan në ‘Elbasan Arena’ 0-0.

Në fraksionin e parë të kuqtë e Dritan Mehmetit u panë më kërkues teksa me Carën në mespjesë dhe dy herë me Skukën iu afruan golit.

E dyta nisi disi më mirë për blutë por Dinamo sikundër ka bërë në 6 javë si pritës, nuk arrin të shënojë qoftë dhe një gol të vetëm. Kura e ndrrimit të trajnerit Shkëmbi-Devolli po rezulton aspak e gjetur dhe skuadra e Dinamos mbetet në fund të renditjes. Blutë nuk ia dolën edhe kur në 10 minutat e fundit luajten me një futbollist më shumë.

Luksi për të mbajtur jashtë formacionit titullar lojtarë si Redon Mihana, Besir Demiri apo Stefan Çinedu pa folur këtu për keqvendosjen e Bardhit, Ibraimit, Siljanovskit si dhe rendimenti i ulët i Rexhinaldos dhe sidomos i Sabian Lilajt, e lanë Dinamon në gjëndje kaotike edhe në këtë duel. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!