UEFA takim urgjent…

Bombardimi i Ukrainës nga Rusia ka detyruar UEFA-an, të provokojë një mbledhje urgjente nesër e premte në ora 10:00.

Situata e re në të cilën vendosen dy vendet në konflikt luftarak pritet të diktojë anullimin e finales së 28 majit të Champions League në Shën Petersburg. Nga ana tjetër edhe ndërprerja e kampionatit ukrainas pritet të jetë temë diskutimi.

Kështu, Komiteti Ekzekutiv në kontinent, pjesë e së cilës është edhe presdineti i FSHF-së Armand Duka, do mund të vendosë pikat mbi ‘i’ në një situatë apokalipsi të përfshirjes së dy federatave të saj (në fakt shtetëve) në luftë.

Vetë UEFA ndër të tjera shkruan:

“Do të merren të gjitha masat e nevojshme. Komunikimi i mëtejshëm do të bëhet pas mbledhjes”. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!