Ceferin: Për 10 vite s’ka Superlega, CHL me ‘Final Four’

Kreu i UEFA-s hedh idenë: ‘Final Four’ për Champions League nga viti 2025.

Në një rrëfim të gjatë për ‘Journal du Dimanche’,presidenti i UEFA-s, Alekander Ceferin mes shumë temave ka cekur edhe çështjen Superlega.

“Unë mendoj se gjithçka nisi në 2019 nga diskutimet për formatin e ri të Ligës së Kampionëve. Aty disa klube filluan të punojnë seriozisht për Superligën, ata e diskutuan atë tre vjet më parë ndërsa shtrëngonin duart me ne”.

Ceferin i cili pak ditë më parë vizitoi Shqipërinë ecën: Ata po llogarisnin listen me dymbëdhjetë klube për t’u ndarë me mndimin se të tjerët do t’i ndiqnin. , por e gjitha zgjati dyzet e tetë orë”.

Për marrëdhëniet me Real Madridin, Juventusin dhe Barcelonën

Unë nuk kam dëgjuar më prej tyre që atëherë, por nuk kam asnjë problem me tre klubet, të cilat kanë një traditë të madhe dhe të cilat i respektoj. Nëse ata do të kërkonin një ndeshje, unë do të ulesha dhe do të flisja me ta, për për hir të futbollit…”

E ardhmja? “Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në njëzet, tridhjetë apo dyzet vjet, por me siguri në dhjetë vitet e ardhshme nuk do të ketë asnjë Superligë, sepse askush nuk e dëshiron, përveç atyre që mendojnë se futbolli është vetëm çështje parash”.

Më tej numri një i UEFA-s, Aleksander Ceferin, foli edhe për Fair Play-in e ri financiar dhe tregun.

“Ligji i konkurrencës i BE-së nuk lejon një kufi fiks pagash, por është e qartë se pagat kanë shkuar shumë lart dhe se kriza pandemike e ka bërë situatën edhe më të paqëndrueshme. Mbi merakton dhe transferimet lipset disi më qetësi”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!