Tirana- Laçi, Ismajlgeci e Deliu ‘out’

Tirana- Laçi dy skuadrat e kreut të Abissnet Superiore për javën e 22-të, ka marrë gjithë vemendjen e kampeve respektive. Kjo sfidë e programuar për të shtunën pasdite (16:45) në Arenën Kombëtare në Tiranë pritet të ndiqet nga shumë tifozë të të dy kampeve.

Vendasit bardheblu, pasi u mundën nga Kastrioti javën e kaluar kanë të tjera lajme jo dhe aq të mira. Edhe pse Limaj ia hodhi duke evituar ndëshkimin nga Disiplina (mori karton të verdhë qëllimisht, i deklaruar nga vetë lojtari si i tillë) te Tirana në dyshim janë dy lojtarë si Ismajlgeci dhe Gjumsi.

Në kahun tjetër, Laçi që sikundër Tirana, ka problemet e veta. Madje më të rëndësishme pasi njëri nga titullarët absolutë bardhezi si Ardit Deliu është totalisht në pikëpyetje për tu aktivizuar.

Burme pranë futbollistit i thanë ‘Sportiim.al’ se kavajasi ka pësuar një dëmtim në seancën e djeshme dhe rehabilitimi i mesfushorit kërkon disa ditë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!