Mehmeti: Skukën e promovoi Partizani, i shkon e kuqja

Dritan Mehmeti doli sot në konferencë për shtyp teksa foli për sfidën e nesërme në program me Dinamon në ‘Elbasan Arena’ me start orën 19:45.

Ai tha se grupi është i plotë dhe se Partizani do tentojë deomos tri pikët.

Mehmeti:

Situata në finalizim-Kemi punuar me finalizimin. Duke pasur natyrën e sulmuesve, kërkojnë ta zgjidhin në mënyrë individuale gjithçka, sidomos në 20 metrat e fundit të fushës. Duhet qetësi, jo se janë individualistë dhe nuk punojnë si skuadër, por ngaqë duan ta zgjidhin shpejt çështjen e golit nxitohen.

Kemi goditur nga jashtë zone 3-4 herë, ku kishim pika pasimi që mund të shkonin drejt portës. Mendoj se është një nxitim i momentit. Ndodh kur e kërkon me ngulm fitore. Fitorja vjen e në minutën e 92-të, siç mund ta merrnim me situatën e Carës, po të ishte më i qetë dhe i përgatitur.

Është djalë i ri dhe e humbi. Bëri më të vështirën kur realizoi golin, por nuk shënoi në rast më të lehtë. Gjithsesi ky është futbolli, ndaj është i bukur.

Vetë ndeshjet po e tregojnë që nuk futesh dot favorit. Edhe Tirana humbi ndaj vendit të fundit në renditje, ne kemi barazuar me ta. Ka shkallë vështirësie. Patjetër që çdo ndeshje ka vështirësi, varet nga interpretimi i lojtarëve të të dyja skuadrave”.

E keni dominuar Dinamon së fundi…-Nuk jam trajner që shikoj statistikat. Çdo gjë e shkuar e shkuar nuk ka më vlerë, duhet të fokusohemi te e tashmja. Do jetë histori tjetër nesër, pasi të dyja skuadrat kanë objektivat e tyre. Duhet të jemi të fokusuar te objektivi ynë, të mos shohim kë kemi përballë. Dinamon apo ekip tjetër, Ata nuk kanë marrë rezultatet.

Fitorja detyrim?-Në të tilla situata kundërshtari mund të gjejë më tepër forca, por ne detyrim e kemi fitoren sepse çdo javë duam të marrim tre pikët. Ky është mentaliteti ynë dhe i lojtarëve, pasi duhet të respektojmë fanellën që përfaqësojmë. Këtë duhet ta bëjmë me lojë të mire e duke dominuar kundërshtarin”.

Vendi i tretë?–“Skuadra ka pasur rritje në lojë, por nëse do të ishim më të qetë në situatat e krijuara, do ishim më lart në renditje. Objektivi është ndeshja e nesërme. Nëse do të kishim fituar me Vllazninë do të flisnim ndryshe sot. Gjithsesi ka shumë ndeshje përpara, por duhet të mendojmë për sfidën e nesërme”.

Skuka si ish?“Nuk duhet bërë e madhe largimi i Skukës. Ai ka pasur një eksperiencë të shkurtër te Dinamo dhe nuk duhet bërë sikur ka ndonjë çështje. Nuk ka ndonjë lidhje të madhe kur luan në një skuadër për pak muaj. Besoj më shumë i lidhur është me Partizanin, pasi po ia nxjerr vlerat e tij dhe i shkon e kuqja”.

Sezoni tjetër?“Kemi punuar shumë me Gegën në vitin e titulli. Nuk e mendoj kaq gjatë. Klubi ka investuar, jemi klub i madh dhe duhet të kemi objektiva madhore. Duhet ta marrim maksimumin për momentin, nuk duhet të mendojmë më gjatë. E vërtetë që ne duhet të dominojmë lojën”.

Mungesat –Grupi është i plotë, deri më tani ka disa shqetësime të vogla normale. Por shpresoj të mos kemi mungesa.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!