Brdariç: Kartonët? Jam njeri emocional, titulli larg

Vllaznia do të luajë nesër në transfertë ndaj Skënderbeut të Korçës me start orën 16:45. Para kësaj ndeshjeje vendimtare për objektivët sezonalë të Vllaznisë, trajneri Tomas Brdariç i shoqëruar nga mbrojtësi Mevlan Adili foli për të gjitha temat aktuale të grupit të tij. Kartonë? “Ndonjëherë e bëj për të mbrojtur lojtarët e mi ndonjëherë për të kërkuar shpjegime. Jam impulsiv,” thotë tekniku.

Para mediave Tomas Brdariç:

Skënderbeu? “Është një ndeshje që e kemi vlerësuar maksimalisht. Ata janë një ekip në vështirësi, do luajnë më fort ndaj ne duhet të japim maksimumin në lojen me top dhe pa top.

Mungesa në pankinë? –” M vjen keq për cfar ndodhi. Sjellja ime do jetë shumë më e mirë se sa më përpara. Do të mbështes ekipin me mundësitë maksimale nesër. Do të jetë Elvis Plori pastaj që do të ketë gjërat nën kontroll. java ka qënë mjaft e mirë me lojtarët të përqëndruar.

Pse kaq shumë kartonë për një trajner?-“Nonjëherë e bëj për të mbrojtur lojtarët e mi ndonjëherë për të kundërshtuar vendimet e gjyqtarëve të cilët edh pse kanë një punë të vështirë, mendoj se marrin ndonjë vendim të ekzagjeruar ndaj nesh. Na detyrohen disa shpjegime sidomos kur na ndëshkojnë me kartonë gjatë lojës. E kalojnë pa shpjegime.

Vllaznia pa Gurishtën dhe Hakajn si e keni zgjidhur?-“Po, do t’i zëvendësojmë. Nuk na dobësojnë pasi ne kemi një ekip me stol të mirë dhe do t’i zëvendësojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. E kemi treguar gjatë sezonit se jemi ekip i fortë. E rëndësishme është t’i shkaktojmë kundërshtarit humbjen e radhës e të marrim tri pikët.

Tirana- Laçi a mund të përfitojë Vllaznia nga humbja eventuale e Tiranës? -“Mund të presim që rivalët tanë të bëjnë ndonjë gabim por ne duhet të fitojmë ndeshjet tona. Është më e rëndësushme të fitojmë ne e më pas çfar ngjet jashtë nesh, nuk ka shumë rëndësi”.

Titulli pse nuk përmendet nga ju? Xhaferi e thotë shpesh…“Nësë ka vlerë, ne do të besojmë. Duhet ti fitojmë të gjithë ndeshjet tona dhe më pas të kemi mundësinë të ëndërrojmë”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!