Kestelot shkarkohet nga Shkumbini

Klubi me traditë në futbollin shqiptar rrezikon të zbresë në Kategori të Dytë. I parafundit me 18 pikë.

Pas Artan Banos teksa u largua nga Butrinti dje, sot një tjetër teknik lan duart nga drejtimi teknik i një skuadre. Love Kestelot trajneri deri dje et Shkumbini nuk do mund të jetë më në krye të stolit peqinas.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në faqen zyrtare në “Facebook”, ndërsa njofton se ka ndërprerë marrëdhënien me Kestelot.

“NJOFTIM!

KF Shkumbini nderpret mardheniet me trajnerin Love Kestelot.Detyren e trajnerit do e mare trajneri Sokol Branica!Falenderojme trajnerin Love Kestelot per kontributin dhe gjithashtu i urojme trajnerit Sokol Branica suksese per detyten e re! “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!