Inferiorët, dy ndeshje të prapambetura

Sot në Kategori të Parë dy takime të prapambetura. Për Korabi- Tomori, Sektori i Garave ka vendosur të mos e përfshijë në këtë datë.

Në 14:00, Maliqi-Vora, një takim vendimtar për Maliqin e ngjitur këtë sezon në Kategori të Parë.Miqtë nga Vora për të vijuar me rezultatet pozitive të javëve të fundit e për ti ikur përfundimisht zonës së ftohtë.

Në po në këtë orar, Pogradeci pret Butrintin në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”. Dy humbjet e fundit të liqenorëve, e kanë futur në valle rrëzimi ekipin e Abazit.

Te sarandiotët, zhvillimet në pankinë pas largimit të Banos dhe sjellja e skuadrës në fushë, për tu verifikuar.

Të prapambetura:

Sot: 14:00

Maliqi- Vora

Pogradeci-Butrinti

Pa datë: (me mundësi mesjavën e ardhëshme)

Korabi- Tomori /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!