Atalanta, pronarë nga SHBA por…

Fondi KKR, me seli në Nju Jork, është një shoqëri publike e kufizuar që operon në sektorin e ekonomisë dhe investimeve. Asetet vlerësohen në rreth 400 miliardë euro.

Atalanta është afër ndryshimit të pronësisë. Pronari i klubit Perkasi duket gjetur një marrëveshje për shitjen e shumicës së aksioneve te një fond amrikan.

Bëhët fjalë për fondin ameriakn KKR (“Kohlberg Kravis Roberts & Co”), i listuar në bursën e Nju Jorkut i cili me gjasë kërkon 70 deri në 85%.

Natyrisht Prekasi pritet të mbetet në klub në rolin e CEO-s. E gjitha për një shifer variabël te 350 milion euro. Parashikohet një kalim me disa faza. Fillimisht me një pakicë aksionesh dhe më pas përfundimi i tranzicionit.

Nëse marrëveshja mbyllet pozitivisht klubi i Bergamos ku aktivizohet Berat Gjimshiti, do të bëhej i gjashti në pronësi të SHBA në Serie A. Specia, Milan, Venecia, Roma dhe Fiorentina kanë pronarë nga SHBA.

Ndërkohë Sky Sport, i cili i referohet ANSA, KKR mohon interesimin për Atalantën. Sipas saj, një zëdhënës i fondit thekson se “Fondi asnjëherë nuk e ka marrë në konsideratë këtë hipotezë”./Sporti im.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!