Tifozët e Napolit, ‘Nata para provimit’

Napoli- Inter sot në stadiumin ‘Maradona’ me start orën 18:00. I gjithë qyteti i angazhuar për të mbështetur skuadrën napolitane në duelin më të rënësishem sezonal.

Tifozët në vigjilje, jetojnë shijen e ëmbël të një sfide kampionati dhe i gjithë qyteti mblidhet rreth skuadrës së Spaletit.

Një pikë i ndan dy skuadrat edhe pse zikaltërit duhet të rikuperojnë ndeshjen e prapambetur me Bolonjën. Sidoqoftë, suksesi i Napolit do bënte kapercimin në krye të renditjes së Seria A.

Entuziazmi në mesin e tifozëve mbetet në kufinjëtë maksimalë, rreth njëqind prej të cilëve mirëpritën mbrëmë në vendakomodimin paraprak benjaminët e tyre me brohoritje dhe një pankartë speciale ku shkruhej: “Nata para provimit”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!