Roma në alarm, Murinjo: Kemi 9 mungesa

Te Roma situata para ndeshjes së nesërme e vështirë. Para duelit të orës 18:00 në program të shtunën. Dëmtime, pezullime dhe koronavirus te ekipi i Zhoze Murinjos.

Katër lojtarë të verdhekuqve kryeqytetas, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe me të marrë lajmin kanë nisur karantinën.

Trajneri portugez nuk do të ketë as shërbimet e Mançinit (i pezulluar), El Sharau dhe Ibanez (të dëmtuar), teksa ka pak shanse të zbresë në fushë edhe Zaniolo.

E tha Murinjo në konferencë: “Kemi nëntë mungesa për ndeshjen e nesërme me Veronën”.

Roma renditet në vend të shtatë në Seria A duke mbetur larg objektivit për një vend në Champions.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!