Fenomeni/ La Liga me 5 shqiptarë dhe një… ‘belg’

Sot Keidi Bare përballë Barçës në derbin katalanas, Uzuni takimi me Januzajin.

‘La Liga Santander’ për shqiptarët merr gjithnjë e më shumë kuptim. Jo vetëm nga fakti që kampionati spanjoll prej dekadash qëndron në majën e futbollit botëror por se atje 5 futbollistë shqiptarë po bëjnë histori.

Keidi Bare te Espanjol, Ivan Balliu te Vajekoano, Myrto Uzuni te Granada, Enis Bardhi te Levante dhe Vedat Muriqi te Majorka në aspektin e përfaqësimit shqiptar, përbëjnë berthamën më të madhe futbollistike në shtetin iberik. Pa shtuar këtu Adnan Januzaijn te Sociedad…

Dje në fushë Balliu (Vajekano-Osasuna 0-3) ndërsa sot dhe nesër të gjithë protagonistët shqipfolës. Një “çetë’ shqiptarësh në tokën iberike për futbollin elitar.

Sot:

Alaves-Valencia (14:00)

Levante- Betis (16:15)

Sociedad- Granada (18:30)

Espanjol- Barcelona (21:00)

Të hënën:

Majorka- Bilbao 21:00 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!