Bejl te Totenhem, Uells e do për…Botërorin

Uellsiani i Real Madrid Garet Bejl, pritet të largohet përfundimisht nga galaktikët. Pak kohë më parë ai u kthye te Totenhem si huazim për një periudhë të dytë sezonin e kaluar, e cila erdhi shtatë vite pas transferimit për herë të parë me destinacion kryeqendrën e Madridit.

Sipas “El Nacional”, sulmuesi anësor, ka arritur një marrëveshje për t’u rikthyer te Spurs për një periudhë të tretë sezonin e ardhshëm.

Por derisa kjo të ngjasë, duhet pritur vendimi i 32 vjeçarit në verë. Nuk është fort e sigurtë nëse Bejl do t’i bashkohet skuadrës londineze pasi në ‘skaletë’ gjëndet edhe mbyllja e karrierës për të cilin është aluduar pak javë më parë.

Ndërkaq, me shumë vemendje duhet parë edhe faza Play Off e Uellsit me Austrinë për gjysmëfinalen e 24 marsit të vlefshme për ‘Katar 2022’. Aty ku Bejl kërkon të jetë prezent./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!