Doka i bashkohet Honved Budapest

Hap i madh për mbrojtësin anësor Albi Doka. 24 vjeçari i bashkohet Honvedit të Budapestit.

Mbrojtësi kuqezi Albi Doka është prezantuar sot në mënyrë surprizë te klubi hungarez i Honved.

Lajmin e ka dhënë jo vetëm klubi hungarez i Budapestit por dhe ai kroat i Goricës. i cili shkruan:

“Albi Doka (24) është larguar nga radhët e HNK Goricës dhe pjesën e mbetur të sezonit do ta kalojë në Budapest Honvéd, me të cilin është rënë dakord huazimi me të drejtën e blerjes së kartonit”.

Të njëjtën lajm ka shpërndarë edhe Honved përmes CEO Gabor Kun:

Kemi përforcuar linjën e djathtë me një mbrojtës të shpejtë, teknik dhe që i pëlqen të ndihmojë skuadrën në sulm me dinamizmin e tij”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!