Kupa/ Partizani kampion në trofe, Laçi në dekadën e fundit
Trofetë e fituar nga skuadrat gjysmëfinaliste: Partizani 15, Vllaznia 7, Teuta 4, Laçi 2
Katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë, zbardhur të mërkurën dhe enjten do të mësojnë gjatë marsit shortin mes tyre i cili pritet të hidhet në ambientet e FSHF në kryeqytet.
Do të jetë një format i njohur me takimet vajtje-ardhje e më pas për të diskutuar finalen e madhe gjatë muajit maj.
Por nëse i hedh një vështrim dekadës së fundit të skuadrave që mbërriten në gjysmëfinale konstatohet lehtë se Partizani i Tiranës ndër emrat e mëdhenj të futbolit shqiptar, nuk ka asnjë ballfaqim si finalist.
Vllaznia prezantohet me një finale dhe kjo i takon sezonit të kaluar teksa shkodranët mundën 1-0 Skënderbeun e Korçës. Një prezantim dhe një trofe të Kupës në këtë dekadë të fundit ka dhe Teuta e Durrësit.
Ndërkohë klubi më i suksesshëm në këtë kompeticion (10 vitet e fundit) është Laçi. Skuadra aktuale me koeficentin më të lartë në Europë nga skuadrat e Superiores, ka diskutuar 4 finale duke fituar dy herë.
Grafikisht finalet e 10 vitëve të fundit: