Ceferin në Tiranë, takime me Ramën e Dukën

Zgjedhjet për kreun e FSHF-së si dhe Finalja e Conference League, sjellin në Tiranë, Presidentin e UEFA-s Aleksandër Ceferin..

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin pasi asistoi në inagurimin e ‘Air Albania Stadium’ në Shqipëri- Francë (2019), ka mbërritur sot në Tiranë.

Sipas asaj që raportohet nga institucioni i lartë i futbollit në vend, kreu i UEFA-s ka një axhendë të ngjeshur mes të cilave dhe një takim me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, dhe kryeministrin Rama.

Mësohet se Ceferin pas përfundimit të drekës me Dukën, është nisur drejt Kryeministrisë për t’u takuar me Edi Ramën.

Presidenti i UEFA-s ka zbarkuar në Shqipëri në lidhje me zgjedhjet për kreun e FSHF-së si edhe për finalen e Conference League.

Axhenda e Ceferin

12:30 – mbërritja në Aeroportin “Nënë Tereza”

13:00 – drekë me presidentin e FSHF-së Armand Duka

15:00 – takim në kryeministri me Kryeministrin Edi Rama

16:00 – vizitë në FSHF

18:00 – largimi nga Tirana

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!