Topi në mesfushë, nis pjesa e dytë sezonale

Nis sot zyrtarisht gjysma e dytë e sezonit të 83-të futbollistik në Abissnet Superiore.Me Tiranën të shkëputur në krye (40) ndjekësit Laçi (34), Kukësi (31) dhe Vllaznia (30) gara pritet të jetë e ndezur në të gjithë treguesit sportiv.

E njëjtë situata në zonën e poshtme aty ku Kastrioti, Egnatia dhe Skënderbeu janë shumë pranë kanosjes që vjen nga rrëzimi një ligë më poshtë.

Asnjë justifikim për tre emrat e mesit të tabelës. Teuta, Partizani dhe Dinamo, të nisura si favorite për një vend ‘europian’, befas janë distancuar nga kjo zonë ndërsa javët në vijim, kthehen në një enigmë të madhe për t’u deshifruar.Lajm i mirë, këto klube ende në garë për Kupën e Shqipërisë.

Ndërkaq, sistemi VAR, ai që ka ulur “gjakrat” (në ndonjë rast ka kapercyer vetën), i ka dhënë impulse pozitive ndeshjeve të këtij sezoni.

Megjithatë në ‘shirat’ e pranverës apo të nxehtin e “verës”, situata mund të ndyshojë dhe futbolli elitar i 10 skuadrave në garë, të nisë të akuzojë “modalitetet”.

Programi për javën e 19-të:

Sot:

13:45 Kastriot-Dinamo

16:45 Tirana-Skënderbeu

16:45 Teuta- Partizani (‘Elbasan Arena’)

Të dielën:

13:45 Laçi- Vllaznia

13:45 Egnatia- Kukësi /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!