Mehmeti: Po rritemi, presioni më pëlqen


Trajneri: “Jam transparent për çdo gjë që ndodh në skuadër. Është ndjesi e veçantë sepse të imponon respekt kjo skuadër, përpos edhe faktit që skuadra do të futet te kompleksi për punë ditësh dhe kjo është diçka shumë e madhe për klubin.”

Teuta- Partizani të shtunën me fillim orën 16:45 në “Elbasan Arena”. Në ditën e themelimit të klubit (76 vjetori) për të folur për skuadërn e tij para ndeshjes me durrsakët , trajneri i kuq Dritan Mehmeti.

Mehmeti:

Teuta?-“Mendoj se të gjitha skuadrat kanë mënyrën dhe filozofinë e tyre. Është një ndeshje që të dyja skuadrat duhet të tregojnë vazhdimësi me rezultate. E kemi vlerësuar në mënyrën e duhur skuadrën e Teutës dhe do të japim maksimumin. Do të kërkojmë që skuadra të ngrejë nivelin e lojës dhe të kërkojë rezultatin me ngulm”.

Po situata me të dëmtuarit, Belica e Rrapaj, si është? “Kemi pasur shqetësime të tilla, përpos situatës që kemi pasur me virozat me lojtarët. Kallaku ka pasur një problem te pulpa. Ende nuk kemi dalë në një konkluzion me stafin mjekësor për lojtarët a do të dalin në fushë kundër Teutës apo jo. Në të tilla situata vendos stafi mjekësor bashkë me stafin teknik”.

Gjendja e afrimeve? “Ne u kemi bërë testet fizike të dy lojtarëve të ardhur në momentet e fundit. Kanë një gjendje mesatare në aspektin fizik. Presim ditët në vijim për të parë gjendjen e tyre dhe do të zhvillojnë edhe stërvitje individuale. Duke pasur parasysh testet që kemi bërë dhe dy ditët e stërvitjes, mendoj se do të jetë shumë afër aktivizimi i Milan Mirosavljev”.

Duke marrë parasysh kundërshtarin, ne jemi Partizani dhe do të mundohemi të imponojmë lojën kundër çdo kundërshtari në kampionatin shqiptar. Kjo gjë do kohën e vetë që ne të arrijmë në ekuilibër, megjithatë, ne duhet të kërkojmë fillimisht maksimumin te vetja dhe pastaj t’i përshtatemi kundërshtarit”.

Presioni?-“Të jesh pjesë e Partizanit vazhdimisht duhet të jesh nën presion dhe duhet të japësh më të mirën, pasi është një nga ekipet më elitare në futbollin shqiptar. Flas personalisht, sepse presioni më pëlqen dhe më detyron të jap maksimumin dhe të kërkoj më shumë nga vetja. Këtë gjë përpiqem t’ua imponoj edhe lojtarëve të Partizanit, që të japin maksimumin dhe të ndjejnë presionin dhe këtë gjë ta kthejnë në të mirë të entuziazmit të tyre”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!