Lushkja ‘sherifi’ zyrtar i Tiraspolit

Me gjasë, klubi e shiti për 350 mijë euro dhe mbajti 20% të vlerës së kartonit.

Kavajasi Regi Lushkja ditën e sotme ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimi dhe për një sezon tjetër me Sherif Tiraspol në Moldavi..

Ish-mesfushori bardhezi, pasi u përcoll si një hero të hënën nga Laçi (Laçi- Partizani 1-0 gol Lushkja 79′) është gati për aventurën e tij të re me skuadrën që verën e kaluar mundi dy herë Teutën (7 dhe 13 korrik 2021) në Champions.

Dy sfidat përballë Bragës në Europa League me Sporting Braga, (e para më 17 shkurt) mundësi e mirë për 25 vjeçarin për të demostruar klasin që mbart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!