Trazira në Korçë, Rajonale të politizuara

Burime për Sportiim.al, theksojnë se fushata zgjedhore e Shoqatës Rajonale Korçë, për kryetar të saj, është përfshirë nga trazira me theks politik.

Madje për të tjetërsuar vullnetin e lirë të anëtarëve të Shoqatëse në këtë proces zgjedhor futbollistik në juglindje thuhet se janë përfshirë segmete të lartë të politikës me ndikim në Korçë.

Po këto burime, shtojnë se kryetarët e bashkive Korçë, Pogradec, Devoll dhe Maliq, janë të interesuar të zgjedhin të preferuarin politik.

Ndërkaq më herët, në Tiranë po për këtë proces zgjedhor, plasi skandali Veliaj-FSHF apo kërcënimi me vendosje tritoli te banesa e kreut të FSHF-së Armand Duka. Reagimi i ndërkombëtarëve nga FIFA dhe UEFA për ndërhyrje të politikës në sport, ka rezultuar mjaft i ashpër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!