Kupa/ Dinamo kalon Tiranën, Bakaj pret të 20

sportiim2

Kupa/ Dinamo kalon Tiranën, Bakaj pret të 20-ën

Portieri Edvan Bakaj pret tre penallti dhe shënon nga 11 m duke kualifikikuar Dinamon. Blutë gjëjnë në turin e tretë Partizanin.

Tirana- Dinamo 2-0 (0-2) (Gjumsi 36′, Limaj pen 78′)

Penallti 7-8

Toshevski godet penalltinë e fundit të mbrëmjes së gjatë të Air Albania Stadium. Përballë është Edvan Bakaj i cili pasi ka pritur dy penallti dhe shënuar po vetë nga 11 metra ndal për herë të tretë bardheblutë. Dinamo kualifikohet pas duelit maratonë me dy takime Tiranën.

E vajtjes 2-0 për Dinamon ndërsa sot skuadra e Shehit arriti ta dërgojë sfidën në shtesë pas dy golave të Gjumsit dhe Limajt (me penallti).

Pas shtesës dy herë nga 15 minuta, radha e ‘ruletës ruse’. Në dukje një sfidë që nuk mbaron kurrë pasi si Bakaj (3) ashtu dhe Bekaj (2) i japin mundësi skuadrave të ridiminsonojnë objektivë hap pas hapi…

Në fund festa për Dinamon e cila në çerekfinale vendoset përballë Partizanit./ Sportiim.al/

?>