Tare i bindur, Muriqi e Vavro në huazim, Bajrami preferencë

Dje u raportua se Vedat Muriqi do të huazohet nga Lacio (Sent Etien destinacioni). Gjithashtu dhe sllovaku Denis Vavro. Në këtë mënyrë duket se Tare zhbllokon merkaton dhe hap driten jeshlile për afrime pikante.

Siç raportohet nga TMW teksa i referohet Il Messaggero, Igli Tare është i bindur se do t’i huazojë ata deri nesër dhe kështu të nisë sulmet ndaj Kasale dhe Orsolini. Për t’i veshur bardhekaltër.

Kërkesat e Sarrit janë të qarta dhe mes tyre ka edhe një këshillë teknike për të gjetur zedhënësin e Imobiles në sulm. Te Lacio vlerësojnë maksimalisht Nedim Bajramin dhe Aramu, ndërsa ëndrra është Burkardt.

Ndërkohë, trajneri toskan Sarri pret të nënshkruajë zgjatjen e kontratës. Sikundër kërkon dhe transferimin e qëndërmbrojtësit spanjoll Gil Patricio te Valencia./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!