Vlahoviç i Juves, akord i arrirë me Fioren

Lajme intensive të cilat vijnë nga matanë adriatikut për blerjen e mundshme nga Juventusit e Dushan Vlahoviç. 21 vjeçari kryesuesi i listës së goleaorëve në Seria A u kërkua nga shumë klube prestigjioze në europë por Zonja e Vjetër ka pikasur duke e bindur lojtarin e lindur në Beograd

Sipas asaj që raporton Sportitalia, klubi i Juventusit në fakt ka arritur një marrëveshje me Fiorentinën mbi bazën e 67 milionë eurove plus bonuse. Me një përllogaritje vlera e sulmuesit violë 75 mijë euro.

Palët mendojnë se deri në fund të javës serbi mund të kryejë kontrollet mjekësore me klubin bardhezi. Tashmë dihet marrëveshja për akordin me qendërsulmuesin që fiton 7 milionë euro në sezon.

Ndërkaq largimi i serbit mund të jetë ogur i mirë për sulmuesin e ri shqiptar Ejon Toçi. 19 vjeçari gjëndët në listën e sulmuesëve të skuadrës A./Soprtiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!