Muriqi, vjen oferta nga Franca

Dupraz, trajneri i Sent Etien në Francë, në përpjekje për të përforcuar skuadrën, i ka përcjellë një ofertë Lacios për Vedat Muriqin.

Sipas informacioneve të gazetarit turk Yağız Sabuncuoğlu, klubi i Ligë 1 ka marrë masa për Vedat Muriqin. Klubi i Sent Etien ka dërguar një ofertë konkrete huazimi te Lacio e drejtorit Igli Tare.

Tani mbetet për t’u parë nëse të Gjelbrit do të jenë në gjendje të bindin lojtarin e Serisë A që t’i bashkohet gjatë këtij afati kalimtar dimëror dhe nëse Pascal Dupraz më në fund do të marrë në dorë përforcimin e tij të shumëpritur në sulm.

Në fakt Sent Etien u forcua ndjeshëm duke regjistruar afrimet e Bakary Sako, Paul Bernardoni, Sada Thioub, Joris Gnagnon dhe Eliaquim Mangala. Një sulmues si Muriqi, pritet të mbyllë hesapet e skuadrës jeshile të Francës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!